INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fjalët e fundit të vajzës shqiptare që u vra nga i ati: Babi të dua shumë…

Fjalët e fundit të vajzës shqiptare që u vra nga i ati: Babi të dua shumë…

Publikuar më: 18:42 04-01-2019

“Babi, po largohem. Të dua shumë, vazhdo të më godasësh!”Këto mësohet të kenë qenë fjalët e fundit të Anxhelina Petros e vrarë në Korfuz nga i ati.

Këtë rrëfim e ka bërë vetë vrasësi, babai i saj, në dëshminë e tij në Korfuz, shkruajnë mediat greke.

Teksa tregoi arsyen pse e vrau, se nuk ishte dakord për marrëdhënien e saj me djalin afgan, Aleko Petro, i njohur si Bardhyl Guri në Berat, zbuloi edhe fjalët e fundit që tha Anxhelina, ndërkohë që po vdiste nga goditja me shifër: “Babi, po largohem, të dua shumë, vazhdo të më godasësh”.

Sipas mediave greke, ndërsa ata të dy po hanin në familje, një telefonatë nga i dashuri afgan thuhet se ishte shkëndija që ndezi përleshjen fatale vdekjeprurëse midis të dyve.

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916