INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flakë në avionin Itali-Tiranë

Flakë në avionin Itali-Tiranë

Publikuar më: 16:09 07-07-2017

Mediat italiane thonë se një avion i kompanisë Mistral Air që udhëtonte nga qyteti i Ankonës në Itali drejt Tiranës ka pësuar defekt menjëherë pas nisjes së tij duke shkaktuar frikë e panik tek pasagjerët.
Sipas të dhënave ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të paradites së sotme m, ku avioni i sapo nisur nga aeroporti Falkonara i Ankonës me 66 pasagjerë ka pësuar një defekt, për shkak të një qarku të shkurtër elektrik i cili ka lëshuar tym në kabinën e pilotimit.
Avioni në atë momente po fluturonte mbi territorin e Porto Sant’ Elpidio e piloti është rikthyer duke bërë një ulje të detyruar në aeroportin e Falkonarës. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e zjarrëfikëses së aeroportit që kanë shuar vatrën e tymit.
Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa pasagjerët janë në pritje që kompania Mistral Air t’i komunikoj një fluturim tjetër drejt Tiranës.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034410953521729