INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flamingot me valëzimin e tyre, i japin një ngjyrë tjetër peizazhit të Karavastasë në këto ditë gri

Flamingot me valëzimin e tyre, i japin një ngjyrë tjetër peizazhit të Karavastasë në këto ditë gri

Publikuar më: 18:15 03-03-2018

Kur flasim për Lagunën e Karavastasë kemi parasysh pyllin e dendur dhe banorët e saj të veçantë si pelikani kaçurrel, çafkën dhe flamingot.

Pavarësisht se e njohur për kafshët e saja të rralla kjo lagunë ka regjistruar dhe vizitorë të rinj, njerëzit.

Megjithatë ditën e sotme Akzm Albania ka publikuar në profilin e tyre në Facebook, atmosferën e bukur që flamingot i kanë dhuruar liqenit me valëzimin e tyre.

Po të shkosh në këtë stinë në Divjakë, kohë kur shpendët kthehen për tu strehuar nga ngricat dimërore në këtë klimë të butë me ujra që ngrijnë rrallë, përballesh shpesh me peizazhe të tilla.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273