Në prani të drejtuesit Ardi Behari, Flamurtari prezantoi para mediave trajnerin e ri Zekerija Ramadani i cili do të zëvendësojë teknikun në detyrë Gentian Mezani me këtë të fundit në stol pas largimit të Stanislav Levyt për shkak të problemeve financiare të klubit.
Gjithashtu, trajneri shkupjan në nëntor të vitit të kaluar mori edhe licencën “UEFA Pro”, ku tani do të ketë mundësi ti tregojë vlerat e tij në fushën e trajningut edhe nën drejtimin e skuadrës së Flamurtarit.
Flamurtari shpreson që sezonin e ri të rithejë sukseset, duke synuar që të ngjitet në pozitat që do ti sigurojnë daljen në Europë. Ramadani para 5 viteve ishte futbollist i skuadrës vlonjate, ashtu sikurse edhe më parë që ishte e ekipit shkupjan FC Shkupi.