INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fleckenstein: Shpresoj në zgjidhje të minutës së fundit

Fleckenstein: Shpresoj në zgjidhje të minutës së fundit

Publikuar më: 13:45 18-07-2016

Erdhi në Shqipëri pa u paralajmëruar vizita e tij, por Knut Fleckenstein kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për politikën shqiptare. Dita e enjte është dita e së vërtetës ku do të mësojnë se kush është pro dhe kush është kundër reformës në drejtësi.
Ky ishte mesazhi i përcjellë nga eurodeputeti Knut Fleckenstein në fund të tre takimeve, fillimisht me Edi Ramën, më pas me Ilir Metën e në fund me Lulzim Bashën, ku ishte i shoqëruar nga ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin. Në një konferencë për shtyp nga zyra e delegacionit të Bashkimit Europian në vendin tonë Knut Fleckenstein tha se shpreson në një zgjidhje të minutës së fundit.
Knut Fleckenstein:
“Po vjen ora e së vërtetës dhe ne duam të shohim se kush është pro dhe kush është kundër reformës në drejtësi. Shpresojmë në një votë pro reformës dhe do të donim që liderët të gjenin një kompromis, qoftë edhe të minutës së fundit”.
Si zgjidhje të fundit, Flekcenstein propozon që për fatin e kësaj reforme të vendosin qytetarët.
Knut Fleckenstein:
“Nëse politikanët nuk bien dakrot, atëherë le të shkohet në referendum”.

Article Logic
Execution time: 0.0037529468536377