INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet Albert Veliu,''Babalja'': Më rrezikohet jeta në Shqipëri, ja e vërteta e 200 mijë Eurove dhe oferta që më bënë! [FOTO]

Flet Albert Veliu,''Babalja'': Më rrezikohet jeta në Shqipëri, ja e vërteta e 200 mijë Eurove dhe oferta që më bënë! [FOTO]

Publikuar më: 20:59 15-10-2018

Albert Veliu, i njohur si “Dëshmitari X” i PD-së, thotë se është kërcënuar dhe shantazhuar gjatë qëndrimit të tij në qendrën e azilkërkuesve në Prishtinë.

Në një intervistë për gazetaren Eni Vasili, Veliu tha se shpesh herë pranë qendrës shkojnë njerëz me makina me targa shqiptare që bëjnë fotografi, ndërsa shtoi se për djalin e vogël i kanë ofruar pajisjen me pasaportë maqedonase.

Veliu tha se gruaja me djalin e madh ndodhen në një shtet tjetër, por edhe aty janë kërcënuar. “Ai zotëria e di ku janë”, tha Veliu.

“Babalja” bëri edhe një apel të drejtpërdrejtë duke thënë “Vetëm të mos më ngacmojnë familjen”.

Albert Veliu u shpreh se do ta fitojë azilin pasi konventat e Europës e mbështesin si dhe theksoi që i trembet një ekstradimi në Shqipëri.

“Albert Veliu: Të më garantojë shteti kosovar. Të më çojë shteti kosovar, të ballafaqohem unë nga ky shtet. Kam garanci vetë të më dalë garant ky lloj shteti, ati shteti poshtë nuk i kam garanci se m’u të më bëjnë ndonjë aksident, siç ja u kanë bërë të tjerëve në mes të rrugës, e lënë aksident.”

babeb.jpg

 

Albert Veliu shprehet gjithashtu se Fredi Alizoti gënjen kur pretendon se zëri në audio-përgjim është i tiji. Kjo histori s’ka lidhje fare me të, tha “Babalja”, ndërsa shtoi se Alizotin e kishte shok, por që ky i fundit e ka tradhtuar. Lidhur me një përgjim që ndodhet në dosjet e prokurorisë, ku Fredi Alizoti flet me Veliun teksa ai ndodhej në Kosovë dhe përmend “një 200-tëshe”, Arbet Veliu tregon se bëhej fjalë për ti dhënë unë 200 euro, se ishte pa bukë. I thashë të takojë një njeriun e tij, shtoi ai. Sipas Veliut, Fredi Alizoti është “një i droguar”.

Pjese nga intervista

Eni Vasili: Ai thotë që ju i kishit premtuar 100 mijë euro nga 200 mijë euro që secili do ndante.

Albert Veliu: As që bëhet llaf. Unë në jetën time me lekë nuk me ka blerë njeri. Vajta 51 vjeç dhe s’më ka blerë bir nëne me leke. Unë kisha historinë me x-in, me kishte detyrime për burgun që bëra. Më ktheu kurrizin, më la fëmijet rrugëve dhe e ktheva monedhën. Këtu nuk ka asnjë lloj politike. As Olldash, as Salianj, as Rama, as me Xhafajn nuk kam gjë. Une e kam të gjithë me atë se më ktheu kurrizin. Më la të vuaja burgjeve dhe më la fëmijet rrugëve. Dhe vetë ngrinte pallate, u bë kapobande e ….

Eni Vasili: Tani edhe njëherë. Qendrojmë tek 100 mije euro. Ju thoni që nuk ka asnjë, as 100, as 200? A ju ka paguar njeri?

Albert Veliu: Nuk është e vertete, janë genjeshtra.

Eni Vasili: A ju ka paguar njeri për këtë rregjistrim?

Albert Veliu: As edhe nje 10 lekshe. Une kam ardhur në Kosovë që të më besoni me 300 euro. I keni të rregjistruara në polici. Dhe ha bukë në azil. Ha bukën e azilit, dhe tani që jemi bashkë po të nxjerr xhepin, jam me 4 euro në xhep. Asistenca e azilit.

Eni Vasili: Fredi Alizoti, del në një tjetër përgjim i datës 12 qershor, ku flet sërish për paratë. Ai flet me një numër që mbaron me 974 dhe i thotë. Unë po lexoj prapë se çfarë thotë Alizoti: Muhabet nuk ke degjuar në televizion ti. Po fola unë gjëra, ai muhabeti jam unë, e kape filmin ti? Unë bëra sikur isha vëllai i tij. E ke parasysh, dëgjon? Bëra sikur isha vëllai I tij. E kupton do merrnin nga 100-she, a e kupton ti?

Albert Veliu: Nuk është e vërtetë fare, këto janë të gjitha broçkulla.

Eni Vasili: Pastaj thonë: po këta mo burrë, po nuk ishte gjë e mirë ajo. Kupton ti, nga 100 erdhi muhabeti, prit nga 100 për 100-she. Më tha nuk marrim 200, më tha mua marrim 100. Po mirë i thash unë, mendova që po devijonte. E ke parasysh ti se çfarë tipi ka ai. I thashë une më jep një 20-çe dhe unë ika.

Albert Veliu: Motra, janë të gjitha gënjeshtra. Janë të gjitha të improvizuara, siç i thoni ju në gjuhën tuaj. Janë të montuara nga dikush. Ai nuk ka fare lidhje. Atë të vërtetë e di vetëm unë dhe ai x. Kemi 2 kampione zërash, merrini.

Eni Vasili: Alizoti thotë se ai x jam unë.

Albert Veliu: Jo është x tjetër. Ka dalë edhe një Agron Hyseni që unë nuk e kam parë kurrë në jetën time dhe unë nuk e di kush është.

Eni Vasili: Do ju pyes edhe për atë por mbarojmë njëherë me Fredi Alizotin.

Albert Veliu: Me këtë nuk kam fare lidhje. Ky është komplet i manipuluar.

Eni Vasili: Po këto janë përgjime, si është e manipuluar?

Albert Veliu: Kjo është e manipuluar dhe është diçka që lidh këtë mes. Mua nuk më interesojnë si të djathtet edhe të majtët, i pafsha të dy palet në botë tjetër. Unë e kisha me x-in gjithë këtë histori. Nuk kam punë fare me punët politike, se janë futur shofe këta.

Eni Vasili: A iu kishte thënë Alizoti që do i tregonte të gjitha nëse ju nuk do e paguanit?

Albert Veliu: As nuk është e vërtetë fare, pasi nuk i ka diskutuar me mua këto muhabete, se nuk ka shanse t’i diskutojë me mua këto muhabete. Nuk ka shanse të bisedoje këto lloj muhabetesh sepse nuk është fare i lidhur në këtë lloj historie.

Eni Vasili: A ju kishte thënë ai se në datën 1 qershor do telefononte në polici për të treguar të vërtetën e tij, se e ka bërë ai rolin e Agron xhafaj.

Albert Veliu: Nuk është e vërtetë.

Article Logic
Execution time: 0.0036411285400391