“Është koha për të shkatërruar Facebook”. Kjo është thirrja e Chris Hughes, njeriut që ka ndihmuar Mark Zuckerbergun për ta transformuar Facebook-un në rrjetin më të madh social. Ai do që ky rrjet social të mbyllet dhe jep e arsyet.
Hughes ka thënë për “The New York Times”, se Zuckerberg ka “fuqi të pabesueshme” dhe ndikim te qeveritë Amerikane.
“Unë jam i tronditur me veten time dhe me ekipin e parë të zhvilluesve të Facebook-ut. Ne nuk e parashikuam se facebook do të shndërrohej në ushqim për lajmet që po ndryshojnë kulturën tonë, po ndikojnë në zgjedhjet dhe forcimin e udhëheqësve nacionalistë. Zuckerberg është rrethuar nga njerëzit e gabuar që kurrë nuk e kundërshtojnë. Kompania e Facebook është kthyer në një “monstër”, e cila kërcënon të shtypë fjalën e lirë dhe të mbysë konkurrencën'', thotë Hughes për NYT.
Hughes është i vetmi nga ish-drejtuesit e Facebook, të cilët kanë bërë thirrje për rirregullimin të rreptë të Facebook-ut dhe platformave të tjera online. Ai ndër të tjera ka theksuar se Zuckerberg tani ka pronësinë dhe kontrollin mbi 80 për qind të tregut botëror të medias online dhe kjo gjë duhet të ndalohet.
Chris Hughes i sugjeroi se qeverisë amerikane të krijojë një agjenci që do të mbikëqyrë kompanitë e teknologjisë.