I vetmi që mbijetoi nga rrëzimi i helikopterit të ushtrisë në liqenin e Shkodrës, Gerald Baramuça ka folur nga spitali, ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ai thotë se koha ishte shumë e mirë dhe se po fluturonin ulët mbi liqen, kur ndodhi aksidenti në mënyrë të papritur dhe nuk patën asnjë shenjë alarmi para përplasjes në ujë.
Ai ka thënë se vetë ndodhej e në pjesën e pasme të helikopterit. Kështu që dëshmia e Baramuçës nuk jep të dhëna për të ndihmuar ekspertët në lidhje me shkakun se përse helikopteri mund të jetë rrëzuar.
Për të mësuar më shumë pritet se çfarë do të dalë në dritë nga kutia e zezë e EC-145.
Nga aksidenti tragjik, kapiten Florian Deliaj dhe toger Donald Hoxha humbën jetën, ndërsa i treti, ushtari profesionist, Gerald Baramuça po trajtohet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.