INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet marinari egjiptian që mban peng shqiptarët, ja ultimatumi i tij [VIDEO]

Flet marinari egjiptian që mban peng shqiptarët, ja ultimatumi i tij [VIDEO]

Publikuar më: 19:22 27-06-2016

Marinari egjiptian Adel Mohamed Salam, i cili ka marë peng anijen “Çelepia 2” prej 8 ditësh së bashku me dy shqiptarët Luan Mema dhe Dhimitër Malajn, kërkon shumën e parave prej 70 mijë euro në këmbim të lirisë së tyre.

Megjithëse Adel Salamit i është ofruar varka, ai nuk ka pranuar dhe ka kërkuar transferimin e 70 mijë eurove përmes “Western Union”. Në regjistrimet që ka siguruar Neësbomb.al, marinari egjiptian këmbëngul te transferimi i parave përmes “Western Union” në emër të një shtetasi tjetër egjiptian, ndërsa refuzon transfertën me bankë.

Ultimatumi:

"...unë ju flas prap, e kam mbyll internetin, e kam mbyll telefonin. Kjo flas fund. Kismet zotit, neser mengjes, neser ne mengjes (sot), ora 8 fiks, lekët ju në Egjipt, ka mbaroj, ju flas prap, 8 mëngjes lekët ne Egjipt. Pastaj ju flas prap. Nuk e di unë puna për bankë fare. Unë flas për Western Union. A më kuptove? Unë nuk e di puna për bankë për kështu nuk e di, vetëm Western Union, ok? Jo në emrin tim, në emrin tjetër..."

Ai ka vendosur si ultimatum ditën e sotme dhe thotë se nuk do të kontaktojë më derisa të transferohen paratë që kërkon.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994