INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

FMN: Duhet reformë e thellë në sistemin e taksave [Video]

Publikuar më: 17:58 09-03-2017

Administrata tatimore në Shqipëri nuk është efikase. Etiketimi i fortë vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar bashkë me rekomandimin për një reformë të thellë në sistemin e taksave. Në artikullin VI të raportit për Shqipërinë FMN shkruan:
“Autoritetet shqiptare duhet të sigurojnë miratimin parlamentar për të sjellë përmirësime shumë të nevojshme për regjimin e taksave të vendit”
Por nuk ndalet me kaq. Listës së kritikave që adresohen kryesisht për Ministrinë e Financave i shtohet dhe sugjerimi për një sistem të ri tatimi mbi pronën.
Sugjerimet e FMN
1- Reformë në sistemin e taksave
2- Sistem i ri tatimi mbi pronën
3- Përjashtim nga TVSH për makineritë
4- Jo më amnisti tatimore
Gjithashtu Fondi Monetar ndërkombëtar i bën thirrje Shqipërisë për të përjashtuar TVSH për importin e makinerive dhe pajisjeve, dhe kërkon më shumë konsultime me këtë institucion përpara se të shpallen amnisti apo përjashtim e të reja tatimore, duke dëmtuar më tej ekonominë. Në raport thuhet se të ardhurat nga taksat,, janë ndikuar nga çmime më të ulëta se sa pritej të naftës dhe konsumin dhe nga inflacioni.
Plan për shtim të ardhurash
1- Rritje tatimi për makinat luksoze
2- Rritje të akcizës së cigareve
Një tjetër dyshim në politikat e Ministrisë së Financave është dhe plani për përmirësim ekonomik duke u bazuar në rritjen e tatimit mbi qarkullimin e makinave luksoze si dhe plani për të rritur sërish akcizat e cigareve në vitin 2018, deri sa të arrihet në të njëjtin nivel me vendet e BE-së.

Article Logic
Execution time: 0.00347900390625