INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FMN kundër TVSH, ndikon në evazion

FMN kundër TVSH, ndikon në evazion

Publikuar më: 10:28 01-11-2017

Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk është pro uljes së pragut të TVSH-së tek bizneset e vogla. Përfaqësuesi FMN-së në Shqipëri, Jens Reinke, është shprehur se, pas vlerësimeve të shumta nga ekspertët e taksave, kanë këshilluar qeverinë kundër uljes së kufirit të TVSH-së nga niveli aktual. Edhe pse ndërmarrjet e vogla përbëjnë gjysmën e të gjithë bizneseve, sjellin vetëm 2% të transaksioneve të taksueshme. Sipas FMN zgjerimi i sistemit të TVSH-së do të jetë një barrë shumë e rëndë për Tatimet.

Sipërmarrjet e vogla do të mund të përballen gjithashtu me një barrë të shtuar të kërkesave për raportime”, tha shefi i FMN-së.
Reinke shtoi se FMN e ka këshilluar qeverinë që të thjeshtojë sistemin e taksave, përfshirë heqjen e përjashtimeve dhe unifikimin e kufirit.
Në projektligjin e dërguar në Kuvend në kuadër të Paketës Fiskale 2018, parashikohet të ndryshohet në ligjin e TVSH-së, ku kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në, rastet e përjashtimit apo kufiri minimal i regjistrimit për kategori të veçanta, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Article Logic
Execution time: 0.00372314453125