INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Format e para të krimit të organizuar në Shqipëri[VIDEO]

Publikuar më: 11:29 04-12-2017

Pas vitit 1990 me hapjen e vendit "lindi" dhe krimi i organizuar struktural. Format e para të krimit të organizuar sipas studiuesve që i kanë analizuar ato lidhen me faktorët shoqërorë, politikë dhe ekonomikë të pranishëm pas ndryshimit të sistemit politik. Ku varfëria mban numrin një. Një shqiptar në 1992 jetonte me më pak se 20 dollarë në muaj dhe papunësia u rrit nga tkurrja me rreth tre herë e ndërmarrjeve aktive, pasi me mijra u mbyllën. Nga 6607 të tilla para 1993 në 1997 mbetën vetëm 2759. Ndikim pati dhe dobësia e institucioneve shtetërore përballë lulëzimit të veprimtarive të paligjshme, ku u hapën dhe depot e armatimit dhe 550 mijë armë qarkulluan lirshëm. Ndërsa një pjesë e madhe e popullsisë emigroi dhe ajo në vend u tkur me 10%.
Nga ky terren i favorshëm kriminal analizojnë ekspertë përfituan individë me precedentë penal dhe banda të armatosura, të cilat vepruan në një marrëdhënie komplekse me politikën dhe biznesin, pasi shumë ish agjentë të sigurimit i kishin lidhjet që në komunizëm me eksponetë ndërkombëtar të krimve të paligjshme. Duke nisur fillimisht nga kontrabanda e cigareve dhe më tej tek trafikimi i qënieve njerëzore e më pas dhe i lëndëve narkotike apo armëve. Po me kalimin e viteve nga banda shumica e tyre u sofistikuan dhe u bënë organizata kriminale dhe jo më vetëm kombëtare, por dolën e jashtë kufijve dhe u ndërkombëtarizuan.

Article Logic
Execution time: 0.0035991668701172