Teksa disa parti opozitare nënshkruan ditën e sotme një marrëveshje për formimin e një koalicioni opozitar të udhëhequr nga PD ka reaguar edhe kryeministri Rama.
Në një postim në rrjetin social twitter kryeminisitri e cilëson koalicionin vetëvrasje politike.
Sipas tij zgjedhjet nuk do të ndalen e as nuk do të shtyhen.
Postimi në Twitter:
“Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike! Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s'e marrin dot peng.Zgjedhjet as ndalen as shtyhen. Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki” shkruan Rama.