INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Formimi i partisë së re, Astrit Patozi mbledh deputetë dhe ish-deputetë të Partisë Demokratike

Formimi i partisë së re, Astrit Patozi mbledh deputetë dhe ish-deputetë të Partisë Demokratike

Publikuar më: 20:22 22-04-2019

Ditën e sotme në media kanë qarkulluar zëra se ish-deputeti Astrit Patozi do të jetë kryetari i Partisë Bindja Demokratike dhe se nesër ajo do të regjistrohet në Gjykatën e Tiranës.

Sipas “newsbomb.al” mësohet se prej disa minutash Patozi ka mbledhur deputetët e Partisë Demokratike në një nga lokalet e Tiranës dhe po diskuton nëse do të krijohet apo jo partia e re. Deri tani nuk bëhen të ditur emrat e deputetëve që janë në takim me Astrit Patozin por dihet se ata vijnë nga lista e PD dhe momentalisht janë dhe në Parlament.

Sipas raportimeve Partia Bindja Demokratike ka mbledhur 3 mijë firmat për tu regjistruar në Gjykatë nesër. Kujtojmë se 23 prilli është afati i fundit i partive politike për tu regjistruar në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038812160491943