INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Foto e Ramës me Obamën mban nën tension PD

Foto e Ramës me Obamën mban nën tension PD

Publikuar më: 12:24 04-08-2016

Foto e Ramës dhe Obamës e shkrepur në vitit 2012 po vazhdon të krijojë tension në radhët e Partisë Demokratike. Këtë herë, sekretarja për marrëdhëniet me publikun, Grida Duma ka akuzuar sërish kryeministrin. Në deklaratën e saj ajo ka thënë se me shumën që ka paguar për atë fotografi, Rama është bërë objekt i shumë mediave ndërkombëtare.

Për më tepër ajo ka pohuar se ato para janë siguar nga aktiviteti i trafikantëve të lidhur me kryeministrin. 

“Edi Rama vijon të bëjë propagandën arrogante me foton tij te ditës, pa dalë të bëjë transparencën për foton 80 mijë dollarëshe me Obamën. William Argeros me origjinë greke mundësoi transferimin e parave dhe Bilal Shehu ka blerë biletën. Të dy këta deri në vjeshtë do të dënohen me 5 vite burg. Për këtë aferë Edi Rama ka qenë në faqet e para të të gjitha medieve ndërkombëtare. Kur dhe për sa kohë kryeministri i Shqipërisë do të kthejë një përgjigje publike për vendin dhe ndërkombëtarët se nga erdhën paratë e asaj fotografie.
Rama nuk kthen përgjigje sepse ato janë paratë e trafikantëve me të cilat Rama erdhi ën pushtet. Rama mund të heshtë por shqiptarët e kanë kuptuar se Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën", ka thënë Duma.

Article Logic
Execution time: 0.0022149085998535