INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Franca sugjeron pushuesit të vizitojnë Shqipërinë. E tregon me rradhë vendet më atraktive…

Franca sugjeron pushuesit të vizitojnë Shqipërinë. E tregon me rradhë vendet më atraktive…

Publikuar më: 12:13 15-02-2016

Shqipëria është një vend me shtrirje në brigjet bregdetare e me një histori të pasur dhe me vende të bukura. Kështu është përshkrimi i sajtit francez Skyscanner.fr, i cili  u ka ofruar lexuesve të tij që të zbulojnë disa nga vendet më të mira të Shqipërisë duke përshkruar dhe detaje.

Ja ç’thuhet:
Ju mund të lundroni në disa nga detet e këtij vendi, të admironi bukuritë malore ose edhe të ndërmerrni, Aventura si rafting ose alpinizëm.

Çfarë mund të bëni në Shqipëri?

Të relaksoheni në një nga plazhet e Himarës
Me një vendodhje në jug të vendit, Himara është zemra e rivierës shqiptare. Afër qytetit mund të gjeni plazhe mahnitëse si Borshi, Bunec, Gjipe, ose Livadh.

Rafting në kanionet e Osumit
Kanionet e Osumit gjenden afër qytetit të Çorovodës. Të gjata 26 km përbëjnë një parajsë për të gjithë aventurë-dashësit.

Alpinizëm në malin Dajt

Mali Dajt është një mal i blertë, që shkon deri në 1613 m lartësi. Nga lart, ju mund të shijoni panoramën e kryeqytetit. Ka dy mënyra që të mbërrijmë në majë:
• Dajti Ekspres
• Ngjitje/alpinizëm

Relaks në liqenin e Shkodrës
E lokalizuar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, liqeni i Shkodrës është një nga liqenet më të bukura të Shqipërisë. Merr një varkë ose merr biçikletën në brigjet e saj, aty do të mund të kaloni momente të bukura. Përgjatë brigjeve zbuloni edhe manastire të zonës.

Çfarë të shikoni në Shqipëri?

Berati
Berati është një ndër qytetet më të vjetra të Shqipërisë. I emërtuar si qyteti i njëmijë dritareve, ka një arkitekturë të veçantë dhe është pjesë e Unesco.

Gjirokastra
Në jug të vendit, Gjirokastra është një ndër qytetet e bukura dhe pjesë e Unesco. Ju mund të vizitoni kështjellën e bukur, rrugët, Shtëpinë e Zekateve, etj.

Durrës
Durrës është vetëm 33 km larg aeroportit dhe konsiderohet si një resort me detin afër, me një amfiteatër roman, që daton në shek. II dhe arkitekturë të bukur në qendër të qytetit.

Thethi
Thethi është një fshat shumë piktoresk me një park kombëtar në zemër të vendit. Është një parajsë për të gjithë të entuziazmuarit e sporteve.

Article Logic
Execution time: 0.0033731460571289