INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Freedom House” ngre alarmin. Pas medias tradicionale dhe rrjetet sociale në shënjestër të politikës[VIDEO]

Publikuar më: 08:43 25-04-2018

Mediat në Shqipëri janë pjesërisht të lira. Ky është vlerësimi i “Freedom House”, që i ve vulën përfundimtare edhe aludimeve të opinionit publik dhe politikës në lidhje me lirinë apo jo të medias në vendin tonë. “Freedom House” në raportin e fundit, nga 195 vende të marra në analizë e rendit Shqipërinë në mesin e vendeve ku liria e mediave është pjesërisht e lirë. Edhe Kosova paraqitet njëlloj si ne. Në Ballkan, në disa shtete si Kroacia dhe Serbia mediat konsiderohen totalisht të lira. Ndërsa në nivel global, raporti mbi lirinë e shtypit ka vërejtur një fenomen të ri, që në shënjestrën e politikanëve pas medias tradicionale, janë vënë rrjetet sociale. Ata po vënë nën kontroll edhe këto të fundi.
“Freedom House” vlerëson në raportin më të ri për lirinë e medias se ajo po përballet me kërcënime të reja edhe në shtete më demokratike, ku autoritetet po përqëndrojnë përpjekjet e tyre tek mediat sociale dhe platformat e tjera në internet, pas goditjes që i kanë dhënë më herët dhe pavarësisë së mediave tradicionale.
Në raport shkruhet se sulmi ndaj lirisë së shtypit është një sulm kundër një institucioni thelbësor të demokracisë dhe se pushtetarët, që përpiqen të diskretitojnë raportimin kritik, po dëmtojnë dhe llogaridhënien demokratike e debatin e arsyeshëm politik.
Por shqetësuese në raport paraqitet dhe përkeqësimi i lirisë së medias në një pjesë të madhe të vendeve të botës. “Freedom House” thotë se në 71 vende liria e medias u përkeqësua dhe vetëm në 35 u shënua përparim.

Article Logic
Execution time: 0.0034668445587158