INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frida mahnit botën. Njihuni me qenin e shpëtimit që u bë burim frymëzimi pas tërmetit në Meksikë

Frida mahnit botën. Njihuni me qenin e shpëtimit që u bë burim frymëzimi pas tërmetit në Meksikë

Publikuar më: 12:07 24-09-2017

Një qen është shndërruar në heroin e meksikanëve pasi ka marrë pjesë në kërkimin e të mbijetuarve pas tërmetit shkatërrues që goditi Meksikën. Qeni me emrin Frida, që punon për autoritetet shtetërore, ka bërë kërkime nëpër rrënojat e ndërtesave të shkatërruara, duke bërë që disa njerëz të shpëtojnë. “Frida, qeni i shpëtimit të Marinës është bërë një burim frymëzimi dhe krenarie për kërkimin e të mbijetuarve. E njohur për veshjet e saja të bëra me porosi dhe çizmet, Labradori 7-vjeçar me ngjyrë të verdhë është bërë një yll i medias sociale. Një person e ka bërë tatuazh Fridën ndërsa shkrime dhe postime në rrjetet sociale e kanë ekzagjeruar me bëmat e saj”-shkruan Rojters.

frida.jpg

Marina konfirmon se në karrierën e saj, Frida ka gjetur 12 njerëz të gjallë nën rrënoja dhe më shumë se 40 të vdekur, më shumë se çdo qen tjetër shpëtimi meksikan. Ajo ka vënë nuhatjen në punë për të gjetur të mbijetuar, në një tërmet që goditi Ekuadoron vitin e kaluar, në një tjetër në Meksikën jugore dy javë më parë, në një rrëshqitje të tokës në Guatemalë në vitin 2015 dhe gjatë një shpërthim gazi në Meksiko në vitin 2013. Kapiteni i marinës Armando Segura, është i zënë në përpjekje për të shpëtuar jetë. Tërmeti me magnitudë 7.1 ka vrarë rreth 300 njerëz dhe shpëtuesit ende janë duke gërmuar nëpër disa nga 52 ndërtesat që u shembën vetëm në Mexico City. Frida ka bërë r shumicën e përpjekjeve të saj në një shkollë në jug të qytetit të Meksikës, ku vdiqën 19 fëmijë të shkollave dhe gjashtë të rritur, por 11 fëmijë të tjerë u shpëtuan. “Marina e Meksikës ka qen shpëtimi, ku bën pjesë edhe Frida, ushtria e Meksikës gjithashtu ka qen shpëtimi që gërmojnë nëpër rrënojat e ndërtesave të dëmtuara. Një qen me emrin Maya nga qeveria e shtetit Jalisco u kreditua me gjetjen e dy trupave të vdekur ditën e enjten. Shtetet e Bashkuara dhe Kili gjithashtu kanë sjellë qentë shpëtimi për tërmetin meksikan. Por asnjë nuk mund të matet me famën e Fridës”-shkruan Rojters. "Është një burim krenarie të punosh me Fridën. Ajo është një qen shumë i veçantë, "tha Izraeli Arauz, drejtues i saj për dy vitet e fundit. Por karriera e Fridës duket se është drejt fundit. Asaj i ka mbetur vetëm rreth një vit për të punuar si qene shpëtimi , pasi shqisat e saj të nuhatjes pritet të ulen, pas kësaj ajo do të dalë në pension për të jetuar me Arauzin.

Article Logic
Execution time: 0.0018610954284668