INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frikë në Itali, merr peng autobusin me nxënës dhe i vë flakën…

Frikë në Itali, merr peng autobusin me nxënës dhe i vë flakën…

Publikuar më: 14:23 20-03-2019

Një 47-vjeçar me prejardhje senegalase, Ousseynou Sy, u arrestua pasi rrëmbeu një autobus me nxënës dhe pastaj i vuri zjarrin automjetit në Itali. Fatmirësisht pa shkaktuar viktima.

Ngjarja ndodhi në San Donato, jashtë Milanos. Autori, me nënshtetësi italiane që nga viti 2004 dhe me precedentë për drejtim makine në gjendje të dehur dhe dhunë seksuale, kishte kërcënuar të vriste veten dhe të ndalte vdekjet në Mesdhe “Dua t’i jap fund, vdekjet në Mesdhe".

Në bordin e autobusit kishte 51 fëmijë të shkollës Vailati të Crema-s (në Kremona) me mësuesit e tyre.

Alarmi për karabinierët është dhënë nga një prej fëmijëve në autobus.

Sipas hetimeve paraprake, 47-vjeçari ishte në drejtim të autobusit që duhet t’i dërgonte fëmijët në shkollë, pas një aktiviteti sportiv në natyrë. Në një moment, ai ka ndryshuar drejtimin e rrugës dhe duke iu drejtuar nxënësve me një thikë në dorë, u ka thënë: “Shkojmë në Linate, këtu nuk do zbresë më asnjë”.

Një nga nxënësit  ka njoftuar prindërit me celular dhe ata sinjalizuan menjëherë policinë.

Menjëherë disa pika kontrolli u morën, ndërsa patrullat arritën në mes.

Shoferi në atë pikë uli pak gazin, duke goditur gjithsesi makina të tjera të parkuara, por humbi kontrollin e mjetit që u përplas me një parmak.Vetëm atëherë, senegalezi zbriti nga mjeti, e spërkati me benzinë dhe i vuri zjarr me një çakmak, por karabinierët arritën të shpëtojnë nxënësit dhe profesorët duke hyrë nëpër derën e pasme dhe duke thyer dritaret.

Article Logic
Execution time: 0.0037808418273926