INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frikë nga ndëshkimet qytetarët lidhin kontratat dhe vendosin matësat e ujit

Publikuar më: 15:47 30-01-2018

Gjatë dy muajve të fundit të fushatës së ndërgjegjësimit një numër i madh qytetarët i janë drejtuar zyrave të ujësjellësit për tu legalizuar si konsumatorë apo shlyer detyrimet e prapambetura. Vetëm gjatë kësaj periudhe 2 mujore janë instaluar më shumë se 26 matës ndërsa janë hapur 9 mijë kontrata e reja e 4 mijë janë në proces. Por i lartë është dhe numri i qytetarëve të cilët janë debitorë ndaj ujësjellësit. Për ti ardhur në ndihmë janë parashikuar dhe skema lehtësuese për debitorët. Mësohet se me anë të një aktmarrëveshje, qytetarët marrin përsipër për të  shlyer me këste detyrimet  e prapambetura. Vetëm gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 7500 aktmarrëveshje për shlyerje më këste të borxheve të qytetarëve. 

Në këtë periudhë 60 ditore fluksi i qytetarëve që i drejtohen zyrave të ujësjellësit ka qenë shumë i madh, ndaj qeveria vendosi dhe shtyrjen me 1 muaj afatin për tu formalizuar konsumatorët familjarë. Pas kësaj periudhe, ata që kapen me lidhje të paligjshme, mungojnë matësit apo janë debitorë do të ketë dhe masa ndëshkimorë. Për ata që do të jenë debitor do të ketë ndërprerjen e ujit, ndërkohë që për ata që kapen me lidhje të paligjshme do të ketë dhe ndjekje penale. 

Qytetarët ndërgjegjësohen. Në dy muaj lidhen 9 mijë kontrata të reja dhe 26 mijë matës

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605