INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fruthi ''pushton'' Serbinë, Presheva pa spital

Fruthi ''pushton'' Serbinë, Presheva pa spital

Publikuar më: 09:42 18-03-2018

Epidemia e fruthit është përhapur me ritme të shpejta në Serbi, duke prekur edhe zonën e Preshevës, e banuar me shqiptarë. Në mungesë të një spitali, shtëpia e shëndetit është mbipopulluar nga banorët, por autoritetet kanë deklaruar se kanë marrë masa për t’i bërë ballë fluksit.

Mijëra njerëz vuajnë nga sëmundja dhe ndër to gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në një pjesë të tyre në jug të Serbisë. Shqiptarët e Preshevës ndodhen në zonë kuãtare nga të dyja anët dhe është shpallur si zonë e prekur. Driton Salihu, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit, Preshevë: “Epidemia e fruthit në zonën e Preshevës është shpallur zyrtarisht më datë 6 Mars nga Instituti i Shëndetit Publik”. Në nivelin e Serbisë janë infektuar rreth 4 mijë persona.

Ministria ka bërë apel tek qytetarët që të ndjekin udhëzimet për vakcionim. Shumë prej tyre hamenden nëse duhet ta bëjnë një gjë të tillë. Desaret Murati, mjek: “Vaksinimi tani për tani tek të rriturit nuk aplikohet, por aplikohet vetëm te fëmijët e vegjël”, shkruan “ABCnews”. Presheva nuk ka spital, por një qendër të mjekësisë familjare, ku mund të shtrihen pacientët e prekur. Autoritet thonë se kanë marrë masa për t’u përballur me epideminë.

Article Logic
Execution time: 0.0029301643371582