Vritet me armë zjarri kreu i njësisë administrative Kotë në Vlorë, Argjil Gjoka.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 15:00 në fshatin Mavrovë të njësisë Kotë, rreth 45 minuta larg qytetit të Vlorës.
Mësoshet se konflikti ka ndodhur për çështje pronësie gjatë shtrimit të një rruge në fshatin Mavrovë. Paraprakisht dyshohet se Gjoka ka ndërhyrë gjatë sherrit mes punëtorëve të rrugës dhe banorëve të fshatit. Një prej banorëve,19-vjeçari Arif Bejtja ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, e gjatë kësaj kohe është vetëplagosur në dorë. Bejtja është arrestuar nga policia rreth një orë pas ngjarjes raporton newsbomb.
Plumbi e ka zënë në gjoks administratorin e njësisë Kotë, Argjil Gjoka, i cili ka ndërruar jetë në sallën e operacionit në spitalin e Vlorës. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngajrjes së rëndë.
Argjil Gjoka kishte zëvendësuar në këtë post, ish-administratorin Fatmir Hodo, i cili mbeti i vrarë po me armë zjarri në vitin 2018 gjatë një konflikti për motive të dobëta.