INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fshehu makinën dhe apartamentet! Prokurorja e Shkodrës nën kontrollin e Vettingut

Fshehu makinën dhe apartamentet! Prokurorja e Shkodrës nën kontrollin e Vettingut

Publikuar më: 10:40 17-04-2018

Pasuria dhe fshehja e pronave duket se po ju kushton karrierën prokurorëve në Shqipëri, pas nisjes së Vettingut. Një prej tyre është dhe Prokurorja e Apelit në Shkodër Besa Nikëhasani, e cila ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Megjithëse ILDKPKI ka konstatuar se deklarimet e Nikhasanit janë të sakta, nga verifikimi i komisionit të të Pavarur të Kualifikim janë konstatuar dhe fshehje të pronës, të cilët nuk justifikojnë të ardhurat e prokurores. Kjo mund ti kushtojë karrierën Prokurores së Apëlit në Shkodër, vendim i cili pritet të jepet këtë të marte.
Pas hetimeve të pavarura nga të dhënat e ILDKPKI, KPK thotë se Nikëhasani ka një apartament me vlerë 90 mijë euro në Tiranë, apartament me vlerë 28 mijë euro në Shëngjin dhe një dyqan në Lezhë, fituar me prishjen e një apartamenti të vjetër. Nikëhasani ka gënjyer për një apartament në Lezhë me sipërfaqe 130 m2. Nuk ka pasur asnjëherë certifikatë pronësie. Sipas prokurores ka pasur këtë apartament, është prishur dhe është bërë një pallat i ri, por nga hetimi administrativ nuk ka fakte. Nikëhasani nuk ka burim pasurie për blerjen e automjetit një apartamenti dhe dy garazheve në Tiranë. 130 m2 apartament në Lezhë dhe apartament 140 m3 e dy garazheve në Tiranë dhe fuoristradës janë pa burim të justifikuara.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Deri tani Vettingu ka shkarkuar gjyqtarin e Kushtetueses Fatos Lulo dhe Besim Trezhnjevën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0022780895233154