Një bandë transportuesish droge që furnizonin baret në Mykonos është shkatërruar ndërsa janë arrestuar të rinj nga Shqipëria dhe Sllovenia.
Gjatë kontrollit të valixhes së një 22 vjecari shqiptar kur po zbriste nga trageti në portin e Mykonos u zbuluan dy pako njëra me 57.13 gram kokainë dhe tjetra 67.41 gram.
22 vjecari shqiptar u arrestua nga policia dhe nga kontrolli i tij në banesën e tij u identifikuan dhe u arrestuan edhe të gjashtë bashkëpunëtorë të moshës 22, 25, 26, 24, 26, 27 dhe 27 vjeç.
Të rinjtë e arrestuar do të ndiqen penalisht për posedim, transport dhe trafik droge.
Dyshohet se grupi funksiononte si një rrjet i strukturuar kriminal.