INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Fushata e gënjeshtrave', Trump i kërkon falje gjykatësit Kavanaugh

'Fushata e gënjeshtrave', Trump i kërkon falje gjykatësit Kavanaugh

Publikuar më: 09:38 09-10-2018

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i kërkoi falje gjykatësit të ri të Gjykatës Supreme, Brett Kavanaugh, siç tha për "fushatën e gënjeshtrave" gjatë seancave të konfirmimit. Trump iu referua debatit të ashpër lidhur me emërimin e Kavanaugh, pas akuzave për sulm seksual që u bënë kundër tij. Kavanaugh tha se nuk është i hidhëruar pavarësisht konfirmimit "të diskutueshëm". Gjykatësi u konfirmua nga Senati të shtunën, me 50 vota për dhe 48 kundër. Një nga gratë që e akuzoi gjykatësin, Christine Blasey Ford, tha se Kavanaugh e ka sulmuar atë seksualisht në vitin 1982. Ajo dëshmoi para Komitetit të Senatit për Drejtësi dhe Trump fillimisht e cilësoi si "dëshmitare bindëse", por më pas e vuri në dyshim besueshmërinë e saj dhe u tall me të.
"Në emër të kombit tonë, dua t'i kërkoj falje Brettit dhe gjithë familjes Kavanaugh për dhimbjen dhe vuajtjet e tmerrshme që keni qenë të detyruar t'i duroni", tha Trump.

Article Logic
Execution time: 0.0034029483795166