INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Fushata e pyllëzimit. Rama ftesë qytetarëve: ‘Bashkohuni në aksionin e radhës në 23-24 shkurt’ [VIDEO]

Publikuar më: 10:37 19-02-2018

Nëpërmjet një video të publikuar në facebook Edi Rama thotë se qytetarët po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e fushatës së mbjelljes së pemëve. Fushatës për pyllëzimin e vendit, e cila pritet të zgjasë deri në vitin 2020, i janë bashkuar shumë qytetarë. Ndërsa kjo nismë ka disa muaj që ka nisur, deri në këtë momente janë mbjellë me mijëra pemë nga qytetarë, biznese e institucione publike. Nëpërmjet videos Rama i kërkon qytetarëve të mbjellin pemë, ndërsa i fton mos të humbasin këtë shans për të ardhmen e fëmijëve dhe gjeneratës së re. Por kjo fushatë do të ketë dhe pikat kulmore të tyre, e dy prej tyre janë 23 dhe 24 shkurti që janë dhe ditët kombëtare të pemëve.
Edi Rama:
MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë ftesë për të qenë të gjithë bashkë pjesë e fushatës kombëtare të mbjelljes së pemëve, që ka nisur prej muajsh tanimë në mbarë vendin, ju uroj një javë të mbarë ???

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881