INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Futbolli italian në krizë, asnjë skuadër në Evropë

Futbolli italian në krizë, asnjë skuadër në Evropë

Publikuar më: 09:46 18-03-2016

Serie A është katandisur në ditët e saj më të errëta. Asnjë skuadër në çerekfinalet e Champions League, asnjë skuadër në Europa League, nuk ndodhte që prej 15 vjetësh.

Sampdoria ishte e para skuadër italiane që i dha lamtumirën Europa League ende pa e nisur mirë atë. Serbët e Vojvodinës fituan 0-4 në Itali, një rezultat që vite më parë do të ishte i paimagjinueshëm. Eliminimi u vendos që në Itali edhe pse në ndeshjen e dytë fituan 0-2 në Serbi, por ky rezultat ishte i pamjaftueshëm.

Fiorentina e Napoli u cilësuan në fillim të Europa League si dy ekipe që mund të shkonin larg në këtë kompeticion, por nuk ndodhi kështu.

Fiorentina barazoi në Itali 1-1 me Tottenhamin dhe u mund 3-0 në Angli. Napoli arriti deri në 1/8, por jo më shumë pasi kishte përballë një skuadër spanjolle, e cila edhe pse renditet në vendin e katërt në La Liga, nuk e pati shumë të vështirë të skualifikonte skuadrën që për shumë javë qëndroi në krye të Serie A.

Juventusi i befasoi të tërë sezonin e kaluar duke shkuar deri në finale të Champions, por këtë sezon bardhezinjtë u ndeshën me Bayernin në 1/8-tat. Ishin pranë kualifikimit në ndeshjen e dytë në “Allianz Arena”, por edhe pse ishin në avantazhin e dy golave, nuk arritën t’i bëjnë ballë gjermaneve, duke u dorëzuar në sekondat e fundit të ndeshjes. Lamtumirë Champions edhe për ta.

Futbolli italian është në krizë të madhe në vitet e fundit dhe kjo u vërtetua në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Lazios dhe Sparta Prague.

E fundit mbeti Lazio, edhe një ditë më shumë në Europë... Jo se treguan vlera më të mëdha se të tjerat, por Europa League luhet një ditë më pas se Champions. Nëse për Juventusin mund të themi se u largua me kokën lartë, Lazio iku e turpëruar. Bardhekaltrit ishin favoritë kryesorë për të kaluar në çerekfinale ndaj Spartës së Pragës. Ndeshja e parë në Çeki përfundoi në barazim 1-1 dhe u mendua se Lazio nuk do ta kishte të vështirë në kthim, por ndeshja në “Olimpico” ishte një katastrofë. Sparta e Pragës shënoi 3 herë që në pjesën e parë, duke i vënë vulën një sezoni të turpshëm për skuadrat e Serie A.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326