Presidenti amerikan Donald Trump gjatë javës që lamë pas zhvilloi një vizitë dy ditore në Britani.
Dhe sigurisht vëmendja ishte tek çdo hap i Kreut të Shtëpisë së Bardhë.
Krahas protestave një tjetër detaj që ra në sy ishin edhe sjelljet e presidentit përballë mbretëreshës Elizabet.
Mediat i kanë komentuar si gafa të presidentit i cili gjatë ecjes drejtohej nga mbretëresha.
Madje mediat shkruan se Trump ishte dhe me vonesë në takimin me mbretëreshën 92- vjeçare e cila disa herë pa orën.
Ndërsa video e mëposhtme bëri xhiron në mediat ndërkombëtare.