INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gafë e gjendjes civile, të lindësh nga dy gra…

Gafë e gjendjes civile, të lindësh nga dy gra…

Publikuar më: 09:20 06-07-2016

Një gafë e jashtëzakonshme ka ndodhur në Kavajë. Gjendja civile e këtij qyteti ka shënuar në çertifikatën e një gruaje se ajo ka nënë e babë dy gra, e në fakt ka dhe më keq se nga grua e kanë shënuar si burrë. Pra një grua që është shënuar si burrë ka lindur nga dy gra.

Ja historia:
"Unë jam një emigrante që për arsye dokumentesh më duhej një çertifikatë vdekjeje e gjyshes. Prindërit e mi nuk i dinë mirë proçedurat administrative dhe kur shkojnë në gjendjen civile Kavajë u duket sikur shkojnë në komisariat, kjo për shkak të sjelljes së nënpunësve plot indiferentizëm dhe superioritet ndaj qytetarëve të thjeshtë. E morën çertifikatën, e nisën për vulë Apostille në Tiranë dhe m'i nisën këtej. Kur ç’të shoh.  Ministria kishte refuzuar të vendoste vulën apostille, e me të drejtë sepse:
Gjyshja ime qenka "mashkull" i lindur nga martesa e dy fermrave.
Për më tepër çertifikata është mbrapsht! Simbolet e Republikës së Shqipërisë nuk u përmbahen normave. Ndoshta prandaj zonja e nderuar në gjendjen civile ka "harruar" ta firmosi. Për më tepër prefektura e kishte vulosur mbrapa (pa e verifikuar fare çertifikatën). S’kisha parë ndonjëherë një dokumet si fletë zhgarravinash.
Jo vetëm që nuk më zgjidhën punë poor… Kush do t’i paguajë të gjithë proçedurat nga fillimi dhe sorollatjen e prindërve të mi?", shkruan M.Zika për Nisma Thurje’’.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385