INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gara për President, kandidatët fushatë me emrin e ri Maqedoni e Veriut

Gara për President, kandidatët fushatë me emrin e ri Maqedoni e Veriut

Publikuar më: 16:50 11-03-2019

Presidenti në Maqedoninë e Veriut ka funksione të kufizuara pasi vendi është republikë parlamentare. Por megjithatë, tre kandidatët në garë janë duke bërë premtime të mëdha. Karta e tyre më e fortë duket se është emri Maqedoni e Veriut. “Unë nuk e kam pranuar dhe nuk ta pranojë asnjëherë Marrëveshjen e Prespës dhe për mua emri Maqedonia e Veriut nuk ekziston. Asnjëherë, në asnjë komunikim nuk do ta përdor këtë emër, pasi për mua emri i vetëm është dhe do të jetë Republika e Maqedonisë”, ka deklaruar Gorgana Siljanovska, kandidate për presidente nga radhët e VMRO-DPPMNE-së.

Ndërsa, angazhimet e kandidatit të LSDM-së, BDI-së dhe partive tjera në pushtet, Stevo Pendarovski janë diametralisht të kundërta me ato të kandidates së opozitës. “Të kontestosh Marrëveshjen e Prespës, të kontestosh anëtarësimin e vendit në NATO, të kontestosh ligjin për gjuhën i cili besoj se i ndihmon bashkësisë etnike shqiptare që ta ndjejë këtë shtetit të vetin, faktikisht dëshmon qartë se ti dëshiron kthimin e vendit aty ky ishte, në izolim dhe në pa perspektivë”, ka deklaruar Stevo Pendarovski, kandidat për president i partive në pushtet.

Kandidati i opozitës shqiptare, Blerim Reka, në paraqitjen para mediave ka thënë se motoja e tij dallon nga ajo e dy kandidatëve të tjerë. Ai nuk do të kontestojë Marrëveshjen e Prespës. “Republika e Maqedonisë së Veriut është e të gjithëve, është shoqëri shumetnike për nga demografia, por fatkeqësisht as në vitin 2019 nuk është shtet shumëetnik nga forma. Unë përkundrazi them se marrëveshja e Prespës është zgjidhje”, ka deklaruar Reka, kandidat për president që mbështet nga opozita shqiptare.
Fushata për zgjedhjet presidenciale nis më 1 prill dhe do të zgjas 20 ditë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039219856262207