INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gati për protestë! Studentëve po ju bashkohen dhe gjimnazistët[VIDEO]

Gati për protestë! Studentëve po ju bashkohen dhe gjimnazistët[VIDEO]

Publikuar më: 09:17 11-12-2018

Me sa duket gjimnazistët nuk “hëngrën” presionin e drejtuesve të shkollave. Ata kanë dalë në rrugë dhe po bëhen gati për të shkuar tek Ministria e Arsimit. Kjo e sotmja pritet të jetë protesta më e madhe studentore, e cila shënon edhe ditën e shtatë.
Nxënësit e gjimnazit "Petro Nini" dhe Ismail Qemali" në kryeqytet kanë bojkotuar mësimin dhe u janë bashkuar studentëve.
Të rinjtë protestues i kanë dhënë sot afatin e fundit qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa nuk pranojnë asnjë lloj negociate. Nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre ata kanë hedhur shumë teza, ose do bllokojnë rrugët ose do qëndrojnë pa afat ditë e natë para ministrisë oe do hyjnë në grevë urie. Por këto vendime do t’i marrin pas orës 16, pasi deri në atë orë i kanë vendosur afat pushtetarëve.

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833