INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gati Vettingu për politikën. Xhafaj: I pari do i nënshtrohem këtij procesi

Gati Vettingu për politikën. Xhafaj: I pari do i nënshtrohem këtij procesi

Publikuar më: 16:21 19-02-2018

Shumë shpejt Vetting edhe për politikën. Kështu deklaroi në komisionin e sigurisë Ministri Fatmir Xhafaj, ku po diskutohej projektligji për Vettingun e policisë së shtetit. Ky reagim erdhi pas pyetjeve të opozitës, ndërsa vetë Xhafaj u shpreh i gatshëm të jetë ai i pari që do të kryeje procesin e Vettingut.
Fatmir Xhafaj:
“Pyetja e parë ishte, a mund dhe duhet të përfshihet Ministri i Brendshëm në procesin e Vetting-ut? Natyrisht, nëse unë do të isha punonjës i Policisë së Shtetit, i Gardës apo SHÇBA-së, do të isha sot subjekt i këtij ligji vlerësimi. Nëse bëhet fjalë që të vetohem unë si politikan, unë vetohem sot si gjithë politikanët e tjerë, përfshirë edhe ju që jeni në këtë tavolinë. Nëse duhet një ligj i Vetting-ut për politikanët, unë jam i pari që do ta votoja me të dy duart dhe mund t’ju jap një draft që mund ta keni në konsideratë, nëse do të ndërmerrni një inciativë të tillë.
Dhe do të ishte një gjë tejet pozitive dhe besoj që ai draft duhet të ketë të parin, si do që të jetë, që të vetohem unë i pari, meqenëse jam hartuesi i Reformës në Drejtësi, hartuesi i këtij projektligji dhe Ministër i Brendshëm për momentin në këtë detyrë, nëse kjo është e nevojshme për t’u parë si e tillë. Kjo do të ishte një gjë shumë pozitive. Por besoj fort që në mënyrën si është ndërtuar dhe vetë Reforma në Drejtësi, në mënyrën se si është konceptuar ajo, unë besoj shumë shpejt që do të kemi dhe Vetting për politikën, qoftë për çështje të figurës, qoftë për çështje të njerëzve në politikë. Dhe në mënyrë të veçantë të atyre që kanë pasur rol vendimmarrës, në fatet e këtij vendi dhe në pasuritë e qytetarëve të këtij vendi”.
Debati në Komisionin e Sigurisë mes opozitës dhe ministrit Xhafaj u zhvillua dhe për inkriminimin e policisë së shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877