INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gay dhe lesbiket: Shikoni sa shumë na urrejnë

Gay dhe lesbiket: Shikoni sa shumë na urrejnë

Publikuar më: 16:45 26-01-2017

Nga një projekt pilot i monitorimit të gjuhës diskriminuese dhe gjuhë së urrejtjes në media shqiptare online i bërë nga komuniteti Pro LGBT dhe redaksisë “Historia Ime” kanë dalë të dhëna të rënda në lidhje me gjuhën e përdorur. Për dy muaj në 21% të artikujve të monitoruar është konstatuar përmbajtje e gjuhës së urrejtjes ose gjuhës diskriminuese. Grupi monitorues ka analizuar gjuhën diskriminuese dhe/ose atë të urrejtjes të shfaqur jo vetëm në përmbajtjen e tekstit, por edhe në elementet e multimedias (video, foto, audio) të përfshira në artikujt e publikuar. Në 57% të rasteve gjuha  e urrejtjes/ diskriminuese është e  drejtuar ndaj individëve, ndërsa në 43% të rasteve iu drejtohet grupeve shoqërore (LGBT, komunitetit Rom, grave, grupeve të caktuara për shkak të bindjeve politike dhe grupeve me etni të ndryshme). Duhet theksuar se në jo pak raste individët kanë qenë target për të sulmuar grupet shoqërore që përfaqësojnë. Këto raste janë klasifikuar nga grupi i monitorimit si gjuhë urrejtje/ diskriminuese e drejtuar ndaj grupeve.
Të dhënat e monitorimit tregojnë se individët, viktima të diskriminimit apo portretizimit me gjuhë urrejtje në shumicën dërrmuese të rasteve, janë gra në 73% të rasteve dhe vetëm 27% viktimat janë burra.
Në rastet kur mosha e individëve ose grupeve të cilëve iu drejtohet gjuha e urrejtjes/ diskriminuese është e përcaktuar, në 32% e tyre i përkasin grupmoshës 35 – 49 vjeç.

Baza e diskriminimit ose gjuhës së urrejtjes të konstatuar në artikujt e monitoruar ka qenë për shkak të:
•    Përkatësisë gjinore 41%
•    Racor (kryesisht ksenofobi e drejtuar ndaj qytetareve serb, grekë dhe atyre të komunitetit rom) 22%
•    Bindjeve politike 17%
•    Orientimi seksual dhe / ose identiteti gjinor 11%

Gjatë monitorimit grupi ka qenë i vëmendshëm për të kuptuar format e gjuhës së urrejtjes dhe/ ose diskriminimit, siç janë:
•    Përdorimi i fakteve të pavërteta, ekzagjerimeve, pavërtetësisë, fakteve mashtruese
•    Argumentimeve me të meta (përmes shtrembërimeve apo nxjerrjes jashtë kontekstit, apel të rremë për frikë, shtrembërime mbi kundërshtarin politik, etj)
•    Gjuhë përçarëse e tipit NE ose ATA
•    Metafora dehumanizuese (duke sjellë imazhin e luftës, kriminalitetit, armiqve, personazheve biblike, djallit, kafshëve, sëmundjeve etj)
•    Gjuhë që përkrah dhe nxit dhunën.

Të dhënat e monitorimit tregojnë se forma më e përhapur e shprehjes së gjuhës së urrejtjes/ diskriminuese është përmes shtrembërimit të fakteve, apelit të rremë ndaj personave, fajësimeve dhe aludimeve. Pjesa më e madhe e viktimave të kësaj forme diskriminimi kanë qenë persona të përfshirë në krime të dhunshme apo viktima të dhunës në familje.

Article Logic
Execution time: 0.0037221908569336