Punën e strukturave të policisë në lidhje me asgjësimin e plantacioneve me kanabis në vendin tonë, Ministri i Brendëshëm vendosi tu tregojë live gazetarëve duke iu mundësuar një fluturim me helikopter. Ata kanë hipur në helikopterët e monitorimit. Grupi përbëhej nga gazetarët e kronikës dhe kameramanët dhe ata kanë parë nga ajri fushat ku është asgjësuar kanabisi dhe ishin në praninë e stafit të ministrit. E teksa kanë zbritur në tokë kanë mundur të shkrepin të tjera foto tek parcelat e reja të hashashit që mes duket policia i ka zbuluar dhe pritet ti asgjësojë.