INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazetari kandidat i PD, humba se më kërkuan para

Gazetari kandidat i PD, humba se më kërkuan para

Publikuar më: 09:24 27-06-2017

PD arriti të marrë vetëm 3 mandate në Qarkun e Elbasanit, ndërsa një prej kandidatëve të saj, gazetari Fitim Zekthi, i renditur i gjashti në listë, nuk arriti të zgjidhej deputet.
Ai ka reaguar përmes një statusi në Facebook, duke iu referuar humbjes së thellë të PD-së në këto zgjedhje.
Sipas tij, humbja nuk ishte për faj të kryedemokratit Basha, siç po e kryqëzojnë, por për shumë arsye të tjera. Ai shkruan se votat u blenë, ndërsa shton se vetë atij qytetarët i kërkonin para gjatë fushatës.
“Jemi në një gjendje të mjerë: një pjesë shumë e madhe duan para, pra të vetë njerezit ka hyrë fort kjo kulturë e shitjes. Mua vetë më kërkuan para”, shkruan Zekthi.

Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836