Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka paditur në Prokurorinë e Tiranës ministrin e Brendshën Sandër Lleshaj, si edhe disa efektivë policie për përdorimin e gazit lotsjellës në protestë.
PD e cilëson përdorimin e gazit lotsjellës një veprim kriminal.
Sipas PD, përdorimi i gazit lotsjellës për të shpërndarë turmën është i paligjshëm.
Këtë të shtunë PD LSI organizuan protestën e nëntë e cila nisi tek Kryeministria dhe përfundoi para godinës së Parlamentit.
Gjatë protestës u hodhën kapsolla, tymuese, flakadantë ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpëndarë turmën e cila tenonte të kalonte gardhin e krijuar nga uniformat blu.