INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gent Cakaj përplaset ashpër me Daçiç në Varshavë: Kam 28 vjet refugjat, flet me gjuhën e ...[FOTO]

Gent Cakaj përplaset ashpër me Daçiç në Varshavë: Kam 28 vjet refugjat, flet me gjuhën e ...[FOTO]

Publikuar më: 17:45 12-04-2019

Ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj është përplasur me homologun e tij serb Ivica Daçiç gjatë Ministerialit të Varshavës. Mësohet se shkak për përplasjen mes tyre është bërë çështja e Kosovës, sepse në fjalën e tij Daçiç është shprehur se Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet pasi kjo e fundit është pjesë e saj.

Daçiç tha gjithashtu se ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli nuk duhet të ishte pjesë e Ministerialit të Varshavës. Cakaj në fjalën e tij i kujtoi Daçiç vitet e luftës dhe vuajtjet e popullit kosovar që është detyruar të kalojë në emigrim.

Cakaj duke ju drejtuar Daçiç: “E di që po më dëgjon, prandaj po të flas. Fjalimi i Daçiç është një retorikë e shekullit XX dhe totalisht pa vend dhe pa sens. Daçiç ka 28 vite në politikë e unë kam 28 vite jetë. Por për shkak të 28 viteve të tij, unë kam 28 vjet refugjat.”

 

dac.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035941600799561