E gjithë bota në mënyrë simbolike në orët e para të 25 dhjetorit priti Lindjen e Krishtit ndërsa të hënën ia la vendin urimeve dhe përqafimeve me më të dashurit. Edhe këtë vit festimet kanë patur të veçantat e tyre duke dhuruar spektakël dhe shumë dashuri.
Duke nisur nga mesha e shenjtë në Vatikan ku kryefjalë e Papa Franceskut krahas traditës ishin emigrantët.Kreu i Vatikanit i bëri thirrje të krishterëve që të mos injorojnë vështirësitë e njerëzve që janë larguar nga tokat e tyre.
Papa i krahasoi emigrantët me Marian dhe Jozefin duke treguar historinë se si ata udhëtuan nga Nazareti drejt Betlehemit, por nuk gjetën vend për të qëndruar.
Pjesë e fjalimit të Atit të shenjtë Urbi dhe Torbi para mijëra besimtarëve në sheshin shën pjetër ishte dhe Jeruzalem për të cilin papa kushtoi një lutje duke theksuar se shpreson që të arrihet një marrëveshje dhe paqe mes dy shteteve të Tokës së Shenjte.
Me më pak shkëlqim ishin Krishtlindjet më Nazaret, ku njohja e Jeruzalemit si Kryeqytet i Izraelit mesa duket zbehu edhe festën.
Krishtlindje në Kishë në familje por edhe në plazh sic festojnë australianët.
Një risi për këtë vit na vjen nga Florida ku plot 837 persona veshën kostumin e baabgjyshit dhe dhuruan një spektakël të vërtetë. Ata u përpoqën të thyejnë rekordin Guiennes të Santa Klausëve mbi serf por nuk ia aaritën dallgët ishn shumë të mëdha.
Për herë të parë pas katër vitesh terror në sundimin e militantëve të ISIS edhe në Mosul u festua Krishtlindja e para pas clirmit.
Një meshë e thjeshtë, por shumë domethënëse, bashkoi të krishterë e myslimanë në Mosul, Irak.
Dhe sigurisht në këtë ditë të shenjtë nuk kanë munguar edhe urimet nga liderët botëror, mbretëresha Elizabeth apo presidenti Trump.
Urojmë që Krishtlindjet e ardhdhme do të jenë më të paqta dhe me më shumë begati.