INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjedhët me dermatozë do asgjësohen, fermerët do kompensohen

Gjedhët me dermatozë do asgjësohen, fermerët do kompensohen

Publikuar më: 11:31 10-08-2016

Sëmundja e dermatozës tek gjedhët është përhapur me shpejtësi në vendin tonë. Në një situatë të tillë alarmante Ministria e Bujqësisë prej dy javësh bëri thirrje për moskonsumim të mishit dhe nisi vaksnimin e lopëve dhe viçave. Po shumë nga gjedhët tashmë nuk kanë mundur ti shpëtojnë kësaj sëmundjeje që dobëson totalisht imunitetin e tyre dhe për këtë arsye Ministri i Bujqësisë në një dalje për media njoftoi se gjedhët e sëmurë do të asgjësohen me qëllim mos përhapjen e sëmundjes tek gjedhët e pastër. Ndërsa fermerët do të kompensohen financiarisht ose me gjedhë të tjera. Të gjitha kafshët që janë konstuara si të prekura, nga sëmundja janë mbledhur në karantinë për tu asgjësuar.
Ndërsa dyshuesve që thonë se kjo masë po merret që të favorizohen importuesit e mishit, Panariti ju jep këtë përgjigje: “Janë qesharake këto aludime. Ne do ta kthenim Shqipërinë në vatër të madhe infeksioni nëse nuk merrnim këto masa. Po të lejonim, dëmet do ishin të pariparueshme për ekonominë. Hidhnim në erë 300 milionë euro. Qëndrimi ynë ishte i saktë. Lërini profesionistët të bëjnë punën e tyre”.
Ministri përsëriti dhe njëherë që ky virus nuk e prek njeriun dhe nuk transmetohet përmes mishit, por është gjurmuar mishi, si mënyrë për të arritur tek kafshët e prekura.
“Nëse kemi penguar lëvizjen e kafshëve e kemi bërë për të penguar transmetimit tek kafshët e tjera. Ne gjurmojmë mishin sepse mund të jetë tregues i lëvizjes së kafshës me virus. Nuk ka rrezik për konsumatorin, është virus që nuk e prek njeriun dhe nuk transmetohet nëpërmjet mishit”, tha Panariti.
Gjithësesi të gjithë ata që parapëlqejnë të konsumojnë mish për momentin mund të përdorin atë të bagëtive të imta, pra qingjat apo delet dhe mishin e derrit, të pulës dhe gjelit.

Article Logic
Execution time: 0.002140998840332