INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia jep detajet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia jep detajet

Publikuar më: 22:28 14-02-2018

Kryeqyteti është tronditur sot nga një atentat me armë zjarri, ku viktimë ka ngelur një 64-vjeçar. Policia e Shtetit ka dhënë detaje rreth vrasjes së shtetasit Memli Begalla nga Progonati i Tepelenës, i cili u gjet i shtrirë në trotuar më rrugën ‘Nikolla Tupe’, në zonën e ish-Bllokut.

Policia ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia sqaron se rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Nikolla Tupe” ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se është vrare ne arme zjarri shtetasi Memli Begalla rreth 64 vjeç. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe janë ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore.

Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Po punohet për sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autorësisë së saj.

Sipas raportimeve mësohet se ai ka ndërruar emrin para disa kohësh, pasi më herët ka qenë me emrin Afrim.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035982131958008