60 vjeçari Mark Gjonikaj, është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm. Sipas të dhënave të para mësohet se Gjonikaj punonte si roje e minierës së Spaçit në Mirditë. Trupi i pajetë u gjet nga punonjësit e tjerë të minierës teksa u paraqitën në mëngjes për punë. Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak për humbjen e jetës është asfiksia nga gazi gjatë natës.
Menjëherë Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.