INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendet i vdekur 28-vjeçari që injektonte mjekime të paaprovuara në trupin e tij

Gjendet i vdekur 28-vjeçari që injektonte mjekime të paaprovuara në trupin e tij

Publikuar më: 14:44 02-05-2018

Një biohacker i cili u bë i njohur duke i injektuar vetes para një auditori një ilaç të paprovuar, për të kuruar herpesin, është gjetur i vdekur. Trupi i Aaron Traywick u zbulua në një dhomë spa në Uashington të dielën, tha policia lokale. 28-vjeçari ishte shefi ekzekutiv i Ascendance Biomedical. Biohaking janë ata njerëz që përpiqen që të ndryshojnë biologjinë e tyre me anë të mjeteve të ndryshme, duke përfshirë ndryshimet në stilin e jetës dhe të dietës, kirurgji dhe përdorimin e terapive të palicensuara. Traywick i cili kishte anashkaluar ligjin duke injektuar ilaçin te vetja e tij, inkurajonte edhe të tjerët të bënin po kështu. Një zëdhënëse e policisë tha se nuk kishte gjetur asnjë provë që të tregonte se vdekja kishte ardhur nga ndonjë lojë e çmendur. Traywick kishte pohuar se kompania e tij biohaking kishte zhvilluar një "kërkim" DIY që mund të shëronte sëmundjet; HIV, Aids dhe herpes, por nuk kishte dëshmi të pavarur për ta mbështetur këtë. BBC shkruan se e sfidoi Traywick lidhur me sjelljen e tij kur e intervistoi atë në shkurt, në Austin Teksas. I riu i cili kishte herpes, kishte kryer një marifet në këtë sëmundje, duke injektuar produktin e parregullt të kompanisë që drejtonte në këmbën e tij. Në skenë, ai kishte referuar produktin si një "përbërje kërkimore". Por në bisedë me BBC e përshkroi atë si një "trajtim", që kishte potencialin për të tërhequr vëmendjen e US Food and Drug Administration. Traywick i tha BBC se kishte në plan të niste punën në Venezuelë. Kur u pyet nëse ishte etike të inkurajoheshin njerëzit e sëmurë që të vepronin në mënyrë duke u trajtuar si derra, Traywick u përgjigj se më e mira që mund të bënin ishte tu tregonte njerëzve:" Ne e dimë që ju nuk keni akses në këtë ilaç". Puna e Traywick kishte shkaktuar shqetësim në mesin e anëtarëve të tjerë të komunitetit të piraterisë së trupit. "Ideja që çdo shkencëtar, biohaker ose jo, ka krijuar një kurë për një sëmundje pa testime dhe asnjë të dhënë nuk është më qesharake sesa besimi se karburanti i avionit shkrin rrezet e çelikut" shkroi Josiah Zayner, një shkencëtar që shet gene-inxhinierike. Një autopsi është kryher në trupin e Traywick, por rezultatet akoma nuk janë zbuluar.

Article Logic
Execution time: 0.0037341117858887