INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendet një jaht i braktisur në brigjet shqiptare, por pronari nuk gjendet

Gjendet një jaht i braktisur në brigjet shqiptare, por pronari nuk gjendet

Publikuar më: 12:41 07-09-2019

Ditën e sotme në portin e Shëngjinit është gjetur nga policia kufitare një jaht luksoz i braktisur.

Në jaht janë gjetur dokumente të jahtit dhe pasaporta e  një shtetasi turk i moshës 53 vjeç.

Jahti me flamur turk ka dalë nga porti i Tivarit, të Malit të Zi ditën e djeshme.

Kapitaneria e Përgjithshme ka marrë kontakt me kapitanerinë e shtetit turk për të kryer verifikimet e mëtejshme.

 Ndërkohë që në Turqi mësohet se është denoncuar një jaht i vjedhur.

Mësohet se jahti luksoz i përket një shtetasi turk të moshës 53 vjeçare.

Mjeti mësohet se kishte dalë dje në det nga porti i Tivarit në Malin e Zi

Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664