Kufoma e një personi rreth 24 vjeç ka tronditur Mesaplikun e Vlorës, pasi ai është gjetur i vrarë me plumb në kokë. Kufoma është gjetur nga banorët e zonës dhe nga dëshmitë e tyre akush nuk e njeh viktimën, kështu që policia ende nuk ka identifikuar dot emrin e tij.
Grupet e ekspertimit kanë shkuar në vendngjarje për të kuptuar më shumë nëse ai është vrarë apo vetëvrarë.
Po nga hetimet e mëtejshme mësohet se i riu ka një plagë në syrin e djathtë të shkaktuar me armë zjarri, çka shtuar dyshimet e grupit hetimor se nuk ka shumë të bëjë me vetëvrasje, siç u mendua në fillim. Fakti që plaga është në pjesën e syrit, bën që policia t'i kthehet pistës së vrasjes dhe të nisë menjëherë punën për identifikimin e autorëve të krimit.