Një trup i pa jetë është gjetur ditën e sotme në plazhin e Golemit, Kavajë.
Sipas policisë bëhet fjale për shtetasin me inicialet F.A 69 vjeç.
Polica po heton për zbulimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 07.09.2017, rreth orës 14 : 23, në Numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për një person të mbytur në plazhin e Golemit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se :
- Në plazhin e Golemit, deti ka nxjerrë të mbytur shtetasin F.A., 69 vjeç.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.