Studentët e Fakultetit të Gjeologji-Minierave të mbështetur nga Lëvizja për Universitetin kanë bojkotuar mësimin dhe kanë mbajtur një protestë në lidhje tarifat e shkollimit dhe për kushtet e vështira të ambjenteve, ku ata zhvillojnë mësimin. Ata thonë se investimet janë lënë pas dore dhe kushtet janë të papranueshme.
Studentët e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave paralajmëruan se protestat do të vazhdojnë edhe ditët në vijim. Dje protestuan edhe studentët e Fakultetit të Shkencave Natyrore duke kërkuar tërheqjen e ligjit të Arsimit të Lartë.