INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gjergji, shqiptari që ka hapur kafe-butikun e çokollatës në Uashington [VIDEO]

Publikuar më: 14:58 07-10-2017

Zëri i Amerikës i ka kushtuar një hapësirë një shqiptari që ka hapur biznesin e tij në SHBA. “Në Uashington, shumë pranë Shtëpisë së Bardhë, një shqiptar me emrin Gjergj Dollani ka hapur një kafe-butik çokollate. Cafe Chocolat, është një muze në miniaturë çokollatash. Por, përveç shitjes së çokollatave, Dollani po eksperimenton për t’i shtuar kafes shijen e tyre”-është shkrimi që shoqëron videon e realizuar nga Zëri Amerikës. Gazetari Genti Minga i ka bërë një vizitë dyqanit vetëm tre ditë pasi ai ishte hapur. Dollani i rrëfen sekretin e shijes, që përmblidhet në përqindjen e duhur të asortimenteve të nutellës dhe kafesë për të një çokollatë me shije të mirë. Ai tregon ndër të tjera një çokollatë që ka një përmbajtje të veçantë, pasi brenda saj gjendet qumësht gomarice. Biznesmeni shqiptar tregon se merret prej vitesh me industrinë e çokollatës, dhe se ka një eksperiencë mbi një dekadë më të. Përveç të tjerash Dollani tregon se hante dhe vet 2 apo 3 çokollata në ditë. Dy vite me parë Dollani u kthye në Uashington ku vuri re se mungonte kultura e vërtetë e çokollatës. Dhe kështu i tregon ai gazetarit Minga, më lindi ideja të bëja diçka.

Article Logic
Execution time: 0.0037198066711426