INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermani/ 21-vjeçari shqiptar aksidenton për vdekje një 43-vjeçare (FOTO)

Gjermani/ 21-vjeçari shqiptar aksidenton për vdekje një 43-vjeçare (FOTO)

Publikuar më: 08:35 30-04-2019

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Moers, Gjermani, ku si pasojë e një gare ilegale me makina ka ngelur e vdekur një 43-vjeçare. Pas vdekjes së gruas kanë nisur hetimet për personin shkaktar të vdekjes.
Sipas prokurorisë, i dyshuari është një shtetas Kosovar, me emrin Kushtrim H., 21-vjeçar, i cili është duke qëndruar jashtë Gjermanisë, saktësisht në Kosovë. Mediat Gjermane shprehin se ai ka “lidhje të forta”, mirëpo po shqyrtohet mundësia që ndaj tij të iniciohet dhe një fletë arresti ndërkombëtar. Sipas legjislacionit vendas i cili është ashpërsuar që nga tetori i vitit 2017, pjesëmarrësit e garave ilegale të ngarjes së shpejtë të makinave, do të dënohen më ashpër se më parë. Në rastet kur këto gara shkaktojnë vdekjen e ndonjë personi, dënimi mund të shkojë deri në 10 vjet burgim.
Në rastin konkret, dy makina të fuqishme kanë garuar në rrugën me dy korsi brenda qytetit Moers. Njëri prej tyre, sipas dëshmitarëve, ka provuar të tejkalojë me mercedesin e tij rivalin e vet dhe kështu ka kaluar në korsinë tjetër. Gjatë një kryqëzimi, ai është ndeshur me një makinë të vogël të një gruaje 43-vjeçare, e cila ka pësuar lëndime të rënda dhe pas pak ditësh ka ndërruar jetë.

aksident-6-492x405.png

Article Logic
Execution time: 0.0024659633636475