INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermani, zhduken 130 mijë emigrantë?

Gjermani, zhduken 130 mijë emigrantë?

Publikuar më: 09:46 27-02-2016

Autoritetet në gjermani nuk janë në dijeni të vendndodhjes së 130 mijë azilkërkuesve, që u regjistruan atje vitin e kaluar. Emigrantët nuk u shfaqën në qendrat e pritjes ku ishin drejtuar, ka deklaruar qeveria gjermane.

Kjo mund të ketë ndodhur sepse ata kanë zgjedhur të shkojnë drejt një vendi tjetër, të fshihen në kanalet nën tokë ose të regjistrohen disa herë. Personat e zhdukur përbëjnë 13 për qind të rreth 1.1 milion azilkërkues të regjistruar në Gjermani në vitin 2015.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme ka deklaruar se një sërë masash të aprovuara nga Parlamenti ditën e enjte pritet të ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti. Mes këtyre masave përfshihen plane që emigrantët të marrin një dokument identiteti me të mbërritur në Gjermani, në mënyrë që autoritetet të kenë të regjistruara të dhënat personale në një bazë të përbashkët të dhënash, për të shmangur regjistrimet e përsëritura.

Rregullat e reja përfshijnë gjithashtu masa për të kufizuar bashkimet familjare për disa emigrantë, si dhe reduktimin e kritereve të përdorura nga autoritetet për të dëbuar të huajt e dënuar.

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658