INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermania 100 mijë euro për ‘kokën’ e tunizianit që dyshohet për sulmin

Gjermania 100 mijë euro për ‘kokën’ e tunizianit që dyshohet për sulmin

Publikuar më: 09:28 22-12-2016

Policia europiane është vënë në ndjekje të tunizianit Anis Amri, 23 vjeç, i dyshuari kryesor për sulmin e dy ditëve më parë në një treg Krishtlindjesh në qendër të Berlinit, ku vdiqën 12 persona dhe u plagosën 50 të tjerë.

Prokurorët gjermanë kanë nxjerrë gjeneralitetet e plota të tunizianit, duke paralajmëruar se 23-vjeçari mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm. Leja e tij e qëndrimit u gjet në kamionin që u fut me shpejtësi në turmën e njerëzve në treg. Ndërkohë, autoritetet gjermane kanë ofruar një shpërblim prej 100 mijë eurosh për çdo informacion që mund të çojë në arrestimin e tunizianit.

Mendohet se ai mund të ketë mbetur i plagosur gjatë sulmit me kamion, brenda të cilit u gjet i vrarë drejtuesi  i kamionit, një shtetas polak.

Article Logic
Execution time: 0.003154993057251